Ka vendime që i ndryshojnë gjërat për mirë. Për Fatos Kryeziun, një prej tyre ishte të mos e shtyjë më kujdesin për flokët. Ai vendosi të marrë hapin në klinikën Trandevue, dhe me atë vendim dërgoi një mesazh të fortë për të gjithë: flokun e sotit mos e lë për nesër. Një vendim që flet …

Share:

Ka vendime që i ndryshojnë gjërat për mirë. Për Fatos Kryeziun, një prej tyre ishte të mos e shtyjë më kujdesin për flokët. Ai vendosi të marrë hapin në klinikën Trandevue, dhe me atë vendim dërgoi një mesazh të fortë për të gjithë: flokun e sotit mos e lë për nesër.


Një vendim që flet për vetëbesim

Fatosi është një nga aktorët më të njohur dhe më të dashur në Kosovë. Një person me karizëm, energji pozitive dhe natyrshmëri që publiku e ndien menjëherë. Por ajo që e bën historinë e tij të veçantë është fakti se ai vendosi të flasë hapur për diçka që shumë burra e mbajnë për vete: kujdesin për flokët.

Për të, kjo nuk ishte thjesht një zgjedhje estetike, por një akt vetëbesimi. Sepse kur kujdesesh për veten, reflekton siguri, forcë dhe vetërespekt. Pikërisht ky është mesazhi që ne në Trandevue e përcjellim çdo ditë tek pacientët tanë.


Pse Trandevue

Fatosi zgjodhi Trandevue sepse kërkonte profesionalizëm, transparencë dhe rezultate të sigurta. Në klinikën tonë, çdo pacient trajtohet me kujdes individual, pa shtesa të fshehta, me teknologji moderne dhe ndjekje të plotë pas trajtimit. Ai e pa nga afër që procesi nuk është i frikshëm, por përkundrazi, është një përvojë pozitive që të rikthen ndjesinë e mirë me veten.

Në Trandevue, ne besojmë se kujdesi për flokët nuk duhet të jetë luks, por një zgjedhje e zgjuar për mirëqenie dhe vetëbesim.


Flokun e sotit mos e lë për nesër

Ky është mesazhi që Fatosi e përcjell më mirë se kushdo tjetër. Mos e shty kujdesin për veten. Mos prit që flokët të bien plotësisht për të vepruar. Sepse çdo ditë që kalon, është një mundësi më pak për t’i rikthyer ashtu siç i dëshiron.

Nëse edhe ti e ke menduar ndonjëherë këtë hap, kujtoje këtë frazë të thjeshtë: flokun e sotit mos e lë për nesër.Trandevue, kujdesi për ty fillon sot.

Konsultohu falas!